"Më ka munguar shumë!"/ Partneri i Bernardit futet papritur në studio! “Po të isha single, do i kisha propozuar...”

31 Janar 2025, 16:54 / SHOWBIZ ALFA PRESS

"Më ka munguar shumë!"/ Partneri i Bernardit futet papritur

Ish-banori i ‘Big Brother VIP Albania’, Bernard Hume, ishte i ftuar ditën e sotme në studion e “Breaking”.

Ai rrëfeu emocionet dhe eksperiencën e tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ndërkohë në një moment në studio u shfaq edhe Enamin, partneri i Benardit, i cili u shpreh:

“Falenderoj Top Channel që i dha Bernardit mundësinë për të treguar historinë e tij dhe gjithashtu faleminderit shqiptarëve për mbështetjen e tyre. Them se problemi i vetëm që kisha, ishte që bënte më shumë punë shtëpie në shtëpinë e Big Brother sesa në shtëpinë tonë. Unë i kam thënë tashmë se sa shumë më ka munguar dhe jam shumë i lumtur që jemi sërish bashkë”.

Ndërsa, Bernardi tha se nëse nuk do ishte i dashuruar, personi që do ta bënte për vete do ishte Laerti.

“Them se do ishte Laerti, sepse është një njeri shumë simpatik, i artikuluar, shumë i zgjuar dhe di se çfarë flet, është shumë i mirësjellshëm dhe me shumë qytetari”.