Lajme flash

Me shqiponjën në qafë, Jori Delli shijon pushimet në Dubai!

22 Prill 2024, 14:56 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Me shqiponjën në qafë, Jori Delli shijon pushimet në Dubai!

Jori Delli prej disa kohësh është duke shijuar romancën e saj me reperin e njohur italian, Fred De Palma, me të cilin ka nisur edhe bashkëjetesën. Dyshja, e cila është shndërruar në një prej çifteve më të preferuara të momentit, vijon të shfaqet më e dashuruar se kurrë në rrjetet sociale.

Prej disa ditësh Jori po shijon pushimet në Dubai me partnerin dhe familjarët e saj. Mes shumë postimeve në Instagram, ajo çfarë mori më shumë vëmendjen ishte një foto e saj, ku duket varsja të cilën mbante në qafë me shqiponjën e flamurit shqiptar. Jori shpesh herë e ka treguar dshurinë për origjinën e saj madje për disa kohë u shpërgul për të jetuar në Tiranë, por për shkak të lidhjes së saj me reperin italian iu desh të shkonte përsëri në Milano.

Me shqiponjën në qafë, Jori Delli shijon pushimet në Dubai!

Megjithatë duket se dyshja kanë hedhur hapin e radhës dhe ka qenë vetë modelja që ka ngritur shumë pikëpyetje me postimin e fundit në InstaStory në llogarinë e saj në Instagram. Ajo ka postuar një foto të dorës së saj ku në sy ra unaza në gishtin e “kurorëzimit të dashurisë”. Postimi nuk është shoqëruar me asnjë përshkrim apo emoji.

 

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128