Moderatori i njohur britanik trondit rrjetin, zbulon se vuan nga kanceri në prostatë: Është agresiv, por u kap herët

17 Qershor 2026, 13:51 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Moderatori i njohur britanik trondit rrjetin, zbulon se vuan nga kanceri në

Moderatori i njohur televiziv britanik Jeremy Clarkson ka bërë të ditur se është diagnostikuar me kancer në prostatë, një lajm që është zbuluar gjatë një episodi të sezonit të ri të programit të tij Clarkson’s Farm.

Sipas episodit të transmetuar së fundmi, Clarkson i tregon bashkëpunëtorëve të tij të programit, Kaleb Cooper dhe Charlie Ireland, për diagnozën e tij, duke shkaktuar tronditje tek ata. Xhirimet e sezonit janë realizuar gjatë viteve 2024 dhe 2025.

66-vjeçari nuk ka specifikuar fazën e saktë të sëmundjes, por e ka përshkruar atë si “agresive”, duke shtuar se një pjesë e prostatës së tij është hequr gjatë trajtimit mjekësor.

“U zhduka për pak kohë dhe bëra një biopsi, dhe rezultoi kancer. Është agresiv, por u kap shumë herët,” është shprehur ai në program, duke shtuar se kishte marrë vesh për diagnozën që në muajin maj.

Clarkson ka thënë gjithashtu se do të jetë për një periudhë të shkurtër jashtë angazhimeve të tij profesionale, ndërsa ka siguruar bashkëpunëtorët se shpreson për një rikuperim të plotë.

Në episodet pasuese, ai ka konfirmuar se bëhet fjalë për kancer në prostatë dhe ka folur për ndërhyrjen kirurgjikale, duke theksuar se po pret rezultatet përfundimtare të trajtimit.

Në fund të sezonit, Clarkson shfaqet në një shtrat spitali pas trajtimit mjekësor, ku pranon se disa komplikime kanë zgjatur qëndrimin e tij në spital.

Lajmi ka tërhequr vëmendje të madhe, pasi Clarkson është një nga figurat më të njohura televizive në Britani, i njohur për emisione si Top Gear dhe The Grand Tour, si dhe për prezantimin aktual të kuizit Who Wants To Be A Millionaire? në ITV.

 

Po ndodh...

ide