Moderatorja e njohur do të bëhet pjesë e “Big Brother Vip Albania”

Me largimin e papritur të Drini Zeqos nga “Big Brother Vip Albania”, aktualisht në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ndodhen 23 banorë.
Një numër i lartë, por produksioni ka paralajmëruar se do të ketë dhe banorë të rinj herë pas here, pasi ky edicioni i konfirmuar që prej fillimit do të zgjasë mbi 4 muaj.
Së fundmi, “Kryefjala” raporton se konkurentja më e re që do t’i bashkohet shtëpisë së BBV do të jetë moderatorja Alesia Bami. Nuk dihet nëse ajo do të futet që në spektaklin e të shtunës, apo do t’i bashkohet më vonë shtëpisë së BBV.
Alesia Bami prej vitesh është pjesë e Top Channel, ku e kemi parë si prezantuese të rubrikave të ndryshme në emisionin “E diell” dhe së fundmi si moderatore e “Procesit Sportiv” në krah të Edi Manushit. Më herët ajo ka qenë velinë e emisionit Stop.






-
-
FOTO/ Skandal në Angli, zbulohet jeta e fshehtë e Kyle Walker
18 Janar, 10:43 -
-
-
“Çështja Beleri”, Athina bllokon paktin e mbrojtjes BE-Tiranë
18 Janar, 10:26
Po ndodh...
ide
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




