Nga dështimi, te pozat erotike me Era Istrefin, çfarë nuk u pa te koncerti i Noizy-t!

29 Qershor 2024, 13:00 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Nga dështimi, te pozat erotike me Era Istrefin, çfarë nuk u pa

Noizy organizoi mbrëmjen e së enjtes koncertin “Alpha Show III” në stadiumin ‘Air Albania’. Të ftuar ishin emrat më të mirë të muzikës, duke filluar nga Tayna, Dafina Zeqiri, Era Istrefi e shumë të tjerë.

Çdo këngë, moment dhe performancë u postua në rrjetet sociale, por ajo që ra më shumë në sy ishte audienca, e cila la për të dëshiruar. Duke parë nga pamjet, stadiumi nuk ishte plot, ashtu sikurse Noizy dhe ekipi i tij shpresonte të ishte. Shumë ulëse ishin bosh, e pjesa e publikut që ishte në këmbë, dukej e boshatisur dhe komentet në rrjetet sociale, sidomos në “TikTok” e dëshmojnë atë, të cilët e krahasojnë me publikun që ishte në koncertin e Alban Skënderajt.

Por veç faktit se salla nuk u mbush, të tjera gjëra u vunë re në këtë koncert. Reperi i njohur Noizy dhe këngëtarja Era Istrefi kanë performuar së bashku në koncertin e mbajtur. Gjatë performancës në skenë dyshja janë parë shumë afër njëri-tjetrit teksa këndonin dhe kërcenin së bashku me lëvizje sensuale.

Duke qenë se Era ishte një e ftuar speciale në koncertin e reperit ata arritën ti vinin “flakën” skenës me interpretimin e tyre. Noizy është parë duke i vendosur duart në bel këngëtares. Videoja është kapur nga fansat e tyre të zjarrtë, të cilët nuk kanë vonuar shumë dhe e kanë publikuar atë.

Ata kënduan së bashku këngën e tyre më të fundit. Kujtojmë që Era nuk ka shumë kohë që është ndarë nga lidhja e saj me futbollistin Amir Rrafmani, romancë kjo që nuk zgjati shumë që pas bërjes së saj publike.

Nga dështimi, te pozat erotike me Era Istrefin, çfarë nuk u pa