Nga humbja e babit, problemet financiare dhe largimi , rrëfimi emocionues i Eglës: Do të doja ta shihja të plakur

24 Shkurt 2024, 23:50 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Nga humbja e babit, problemet financiare dhe largimi , rrëfimi emocionues i
Në linjën e jetës, ajo tregoi se babi i ka ndërruar jetë në një moshë të re, duke lënë jetime atë dhe dy vëllezërit e saj.

Pas kësaj periudhe, kalvari i vuajtjeve nuk ka përfunduar, pasi familja e saj u përball me probleme ekonomike.

Kushtet e vështira për tu rritur, mungesa e elementëve më bazikë por edhe ëndrra për aktrimin e shtynë atë të emigronte drejt Italisë.

Vëllai ikte në shkollë me këpucët e mamit. Do doja që babi të kishte rritur vllezërit, t’i mësonte shumë gjëera atyre. Do doja që ta kisha afër, ti shihja rrudhat. Ta shihja teksa plakej. Të shëtisnim bashkë, shumë gjëra”, tha Egla.

Pas këtij rrëfimi emocionues, banorja e Big Brother VIP, u takua me mamanë e saj.

Një përqafim emocionues mes tyre, por shoqëruar me shaka dhe batuta.

Po ndodh...