“Një shpatull shumë e fortë ku mbështetemi të gjithë“/ Çfarë këshille ka motra për Bes Kallakun
Ana Kallaku, ishte e ftuar në “7pa5” në rubrikën e gatimit, ku solli një recetë mjaft interesante siç është Shkurtza me pilaf. Gjatë përgatitjes së recetës së saj e teksa tregoi aftësitë e saj në kuzhinë, Ana u ndal patjetër edhe te raporti me vëllain e saj, Bes Kallakun.
Motër e vëlla kanë treguar gjithmonë edhe nëpërmjet rrjeteve të tyre sociale se kanë një raport shumë special me njëri-tjetrin. Teksa është pyetur nga moderatorja se çfarë këshille ka për të vëllain, ajo u shpreh se ai është i madhi dhe përgjithësisht është ai i cili jep këshillat mes tyre.
“Kemi qenë gjithmonë të dy për njëri-tjetrin. Duke ndihmuar njëri-tjetrin dhe mbi të gjitha duke treguar që jemi aty. Duke qenë se unë jam e vogla, jam rritur gjithmonë me këshillat dhe kujdesin e tij. Besi është për mua dhe për të gjithë ne një shpatull shumë e fortë ku mbështetmi të gjithë“, tha Ana.
Ndër të tjera ajo foli edhe për aftësitë e Bes Kallakut në kuzhinë.
“Besi gatuan vetë shumë mirë dhe nuk jam vënë në konkurrencë me të, sespse e di që gara është e fituar nga Besi. Ai gatuan vërtetë shumë, ka shumë dëshirë të ketë njerëz në shtëpinë e tij. Por vetëm diccka, të gjithë duhet të marrin masa t’i thonë që e ka qarë gatimin“. u shpreh Ana Kallaku.
Pse hesht Sali Berisha për skandalin Çyrbja?
ide
Më mirë vetëm se i keq shoqëruar!
Pse shqiptarët duhet të shikojnë ekonominë në zgjedhjet 2025
Qeveria e saboton punën e SPAK (edhe) duke mos e mbështetur financiarisht
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128