Nuk fshihet më! Hati shfaqet pranë partnerit të ri dhe ndez rrjetin

17 Qershor 2026, 18:29 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Nuk fshihet më! Hati shfaqet pranë partnerit të ri dhe ndez

Pas ndarjes së bujshme nga Jashari, një histori që për javë të tëra ka qenë në qendër të diskutimeve në rrjetet sociale dhe mediat rozë, influencerja Hati është rikthyer sërish në vëmendjen e publikut.

Këtë herë, shkak janë bërë disa fotografi të publikuara së fundmi në rrjet, ku ajo shihet në shoqërinë e një djali të panjohur për publikun. Pamjet janë shpërndarë fillimisht nga një faqe në Instagram dhe kanë ngjallur menjëherë reagime të shumta nga ndjekësit e saj.

Në fotot që po qarkullojnë online, Hati shfaqet pranë djalit në një ambient publik, ndërsa afërsia mes tyre ka mjaftuar që në rrjet të nisin aludimet për një lidhje të mundshme romantike.

Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga vetë influencerja lidhur me këto zëra. Edhe komentet në rrjet kanë vijuar pa ndalesë, ndërsa Hati ka zgjedhur të mos reagojë publikisht për momentin ndaj këtyre pretendimeve.

Po ndodh...

ide