Përse u largua nga atdheu? Aurela Hoxha zbulon të vërtetën!

27 Nëntor 2024, 09:04 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Përse u largua nga atdheu? Aurela Hoxha zbulon të vërtetën!

Aurela Hoxha është larguar nga Shqipëria përpara disa kohësh pasi ka nisur një jetë të re në Spanjë, ku ka krijuar dhe një linjë me bikini.

Mbrëmjen e djeshme ajo ka qenë e ftuar në Aurela Hoxha ku ka folur rreth arsyeve që e kanë “detyruar” të linte Shqipërinë.

“Të them të vërtetën nuk e kam menduar se do të largohesha nga Shqipëria. Domethënë jam nga ato shqiptaret që thonë që ‘nuk dua të largohem, një javë pushime mërzitem’ e të gjitha këto. Po, u largova për dashurinë. Në fillim e kisha shumë të vështirë.”

Si e la Shqipërinë dhe si e gjeti atë?

“Vij herë pas here. Unë e shikoj edhe shumë personale. Isha më e kujdesshme ndaj daljeve të mia. Edhe unë vetë personalisht kam ndryshuar me Shqipërinë. Tani më duket shumë e habitshme kur njerëzit më njohin e më shohin, sepse jam mësuar me jetën atje dhe nuk më bën përshtypje kjo pjesë. Kur jam në aeroport në Tiranë, që nga zbritja dhe që nga mënyra se si njerëzit reagojnë kur më shohin, them ‘në rregull, e paskëm harruar këtë pjesë’. Shqipëria çdo ditë është shumë më mirë dhe atje ku unë jetoj të gjithë flasin.”

ide