Persona të maskuar qëllojnë me thikë për vdekje këngëtarin që punoi bashkë me Era Istrefin, kënga e dyshes publikohet sot

19 Qershor 2026, 12:37 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Persona të maskuar qëllojnë me thikë për vdekje

Këngëtarja e njohur Era Istrefi pritet të publikojë sot këngën e saj më të re, një projekt me një domethënie, emocione dhe prekës.

Së fundmi, Era ka ndarë një mesazh prekës në InstaStory, ku zbuloi se kënga mban autorësinë e kantautorit të njohur Talay Riley, i cili humbi jetën tragjikisht pak kohë më parë.

Talay Riley, emri i vërtetë i të cilit ishte Mark Orabiyi, ishte një kantautor dhe producent i vlerësuar me çmimin prestigjioz “Grammy”, i njohur për bashkëpunimet e tij me emra të mëdhenj të muzikës botërore si Dua Lipa, Jessie J dhe Usher.

Artisti ndërroi jetë në mënyrë tragjike pasi u godit me thikë në kopshtin e një banese në lindje të Londrës.

E prekur thellësisht nga humbja e tij, Era Istrefi ka ndarë me ndjekësit një mesazh mjaft të ndjerë dhe emocionues:

“Jam e thyer shpirtërisht. Nesër publikoj ‘I’m Dying to Feel Alive’, një këngë e shkruar nga dikush, jeta e të cilit u ndërpre tragjikisht mjaft herët. Është e vështirë të shprehet me fjalë se sa joreale dhe e dhimbshme ndihet të dish se personi pas këtyre teksteve të bukura nuk do të jetë këtu për të parë ndikimin që ato do të kenë. Jam thellësisht mirënjohëse që kam punuar me të dhe që mbaj një pjesë të vogël të trashëgimisë së tij përmes kësaj kënge. Pusho në paqe. Fjalët e tua do të vazhdojnë të jetojnë përmes muzikës dhe përmes çdo njeriu që ke prekur.”

Po ndodh...

ide