Portieri i kombëtares, Etrit Berisha, baba për herë të parë

20 Maj 2024, 14:57 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Portieri i kombëtares, Etrit Berisha, baba për herë të

Etrit Berisha, portieri i kombëtares sonë, është bërë babai i një djali. Ai ka publikuar foton e bebushit në Instagram, duke i shprehur mirëseardhjen në botë.

“Mirë se vjen biri im Edgar, lumturia e mamit dhe e babit. Qofsh përherë i bekuar”, shkroi ai në mbishkrim, shoqëruar me emoji-t e një familjeje dhe një zemër të kuqe.

Kuptimi i emrit Edgar vjen nga anglishtja e vjetër dhe do të thotë “pasuri” dhe “prosperitet”.

Etriti është një ndër personat e famshëm më të rezervuar sa i përket jetës së tij private. Ai ka preferuar që marrëdhënien e tij me të shoqen ta mbajë private dhe larg vëmendjes.

Po ndodh...