
Psikologia ndante foto me burrin e saj nga Dubai/ Alma Bektashi: Tradhtinë 2-vjeçare e mësova nga portalet

Këngëtarja Alma Bektashi sërish ka ndarë detaje nga jeta e saj personale. Ndarja nga ish-bashkëshorti saj Sokol Stafa në vitin 2021 pas 25 vitesh martesë ngjall ende kureshtje dhe interes tek publiku.
Bektashi i dha fund martesës pasi Sokol Stafa e tradhëtoi hapur me një psikologe e cila ishte rreth 20 vite më e re. Asokohe në media thuaj se edhe vetë Alma ishte në dijeni për këtë tradhëti 2-vjeçare të bashkëshortit pasi ai dilte hapur në rrjetet sociale të psikologes.
Pikërisht këtë ka dashur të sqarojë Alma Bektashi, se si e ka mësuar tradhëtinë e ish-bashkëshortit. Bektashi tregoi në një intervistë për emisionion “Sol” se edhe pse kishte pasur dyshime, edhe pse kishte dëgjuar zëra për atë që po ndodhte, lajmin e kishte mësuar nga portalet.
“Nuk e toleroj mosrespektin, gjërat që nuk janë të shëndetshme në një lidhje. Duke qenë kategorike, 0 tolerancë për tradhtinë kam marrë vendimin. E kam marrë vesh nëpërmjet portaleve. Kisha dyshime, kisha dëgjuar, por nuk u besoj pa i parë gjërat vetë asnjëherë. Është e vështirë kur je profesoreshë, në koncerte, spektakle, edhe në kështu rastesh prej mirëkuptim në mënyrë absolute. Por duke e parë që luhatet në familje besimi, nuk besoj që duhet të fal…Mund të kem edhe kritika nga publiku, por pa kaluar në lëkurën time nuk e kupton,”– tha në fjalën e saj këngëtarja.
Më herët Bektashi ka treguar se Sokol Stafa, babai i fëmijëve të saj është inekzistent në jetën e saj.

E vërteta dhemb, hapini sytë!
ide

Pasqyra u ngrit. Por shumëkush nuk deshi të shihte

11 maji, referendumi për fundin e berishizmit

Zoti Berisha, mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128