
“Qenka e rëndë…”/ Meritoni rrëfen ndjesitë e humbjes përballë Julit: Kam luftuar shumë

Mbrëmë është mësuar emri i finalistit të dytë të këtij edicioni të tretë të “Big Brother VIP”. Në përballjen Meriton Mjekiqi dhe Julian Deda, publiku vendosi që të dërgonte në finalen e madhe aktorin e njohur.
Pas përfundimit të spektaklit të mbrëmjes së djeshme, Meritoni shprehet se ‘qenka e rëndë që 3 ditë para zgjedhjes së finalistëve, me t’a marrë tjetri finalen dhe ti me e pa tjetrin ulur aty finalist’.
Gjatë një bisede me Françeska Muratin dhe Romeo Veshajn, moderatori i njohur u shpreh se ‘nuk është e rëndë se është Juli, se e ka zgjedhur publiku’, por ka pikëpyetjet e tij për finalen.
“Unë jam rritur me gara. Ja uroj të mirën, i urova dhe fat. Gjatë krejt javës nuk u mundova me e godit edhe në gabimet. S’më ka interesuar. Me dinjitet e gëzoftë. I ikim kësaj. Por qenka e rëndë, shumë e rëndë që 3 ditë para zgjedhjes së finalistëve, me t’a marrë tjetri finalen dhe ti me e pa tjetrin ulur aty finalist. Jo e rëndë se pse ai. Atë e ka zgjedhur publiku, ec përpara. Tani ke ato pikëpyetjet e tua, nëse je finalist. Ku kam gabuar? Kam luftuar shumë. E kam me veten dhe qenka e rëndë. I thashë Romeos për mua humbja është fitore. Nuk do doja këtë përjetim me pas në këtë pikë të lojës. Më e bukura do kishte me qenë kur të më hapnin të shtunën derën, atëherë pikiatë krejt”, u shpreh Meritoni.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128