
Rozana Radi për xhaxhain e saj: Në atë skenë ku e kanë goditur, e kanë duartrokitur

E ftuar në “Pardon My French” me Jonida Aliçkolli, Arbër Çepani dhe Lei Kraja ka qenë këngëtarja e mirënjohur Rozana Radi. Ndër të tjera, ajo njihet mjaft mirë edhe si aktore dhe autore tekstesh, ku numëron shumë tekste të shkruara në industrinë muzikore shqiptare. Karriera e saj disa vjeçare ka bërë që Rozana të njihet edhe për karakterin e saj mjaft të fortë dhe gjithmonë është cilësuar si një artiste pa komplekse.
Unë dua të mbaj një mbiemër të mirë. Ashtu siç ia dedikova çmimin Frankos (Françesk Radit), një njeriu që ka bërë shumë për muzikën, në atë skenë ku Frankon e kanë goditur më shumë, në atë skenë dhe ku e kanë duartrokitur akoma më shumë. Në atë skenë ku ai dha jetën. Unë dua të ngre mbiemrin e familjes Radi, të çoj në vend amanetin e tim ati. Nuk them se nuk i dua çmimet. Ato janë një CV shumë e mirë për një artist. Nuk janë gjithçka. Mua më pëlqejnë shumë garat në jetë, më pëlqen të fitoj, por jam një njeri i drejtë dhe them se kush e meriton, le ta marrë. Në jetë dua që të bëhem një njeri i mirë, që të më duan si njeri, pastaj si artiste./TAR

Cirku mediatik dhe debati publik i përçudnuar në Shqipëri
ide

Shkëlqimi i Erionit ra, por hijet që ai la pas, ngelen

Pse u ndërsyen të gjithë kundër SPAK?

Tragjikomedia Shqiptare – Një Roman në Aksione
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128