Rritja e çmimeve ndikon dhe tek Arbana Osmanin, jep lajmin e keq për fansat e saj

10 Gusht 2022, 15:54 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Rritja e çmimeve ndikon dhe tek Arbana Osmanin, jep lajmin e keq për

Moderatorja Arbana Osmani ka dhënë një lajm të keq për fansat e saj. Ajo përveç si moderatore, është shfaqur dhe si shkrimtare përmes dy librave të gatimit që ka botuar.

Mirëpo, duket se libri dytë është “përqafuar” pafund nga adhuruesit e kuzhinës dhe ka mbaruar në treg.

Përmes një postimi në Instagram, Arbana ka njoftuar se ka vendosur mos ta ribotoj për shkak se është rritur çmimi i lëndës së parë dhe rrjedhimisht dhe çmimi i librit dyfishohet.

Kështu Osmani ka vendosur mos ta hedh më në treg pasi nuk e konsideron si biznes.

“Libri im i dytë me receta gatimi është “sold out”prej shumë muajsh, dhe çdo dite marr me dhjetëra mesazhe nga ju që më pyesni se ku mund ta gjeni…

Për shkak të rritjes së cmimeve të lëndës së parë të printimit kam vendosur të mos e ribotoj, pasi ribotimi do ta dërgonte në treg me dyfishin e çmimit të mëparshëm dhe gjykoj që kjo thjesht nuk është e drejtë   Librat e mi me receta nuk i kam parë dot si biznes, por më shumë si një mundësi për të ndarë grimca nga jeta ime në kuzhinë me ju; kështu që derisa të gjejmë kohë për receta të reja (me këto ritme fëmijesh nga 2034 ) do ndajmë receta të shijshme dhe të shpejta këtu në IG ”, ka shkruar ajo krahas fotos së kopertinës së librit.

 
 

Po ndodh...