Është ndarë nga Meghan Markle?! Princ Harry reagon...
Princi Harry ka reaguar ndaj thashethemeve të vazhdueshme mbi marrëdhënien e tij me Meghan Markle, duke i cilësuar ato si të pasakta dhe të padobishme. Në një intervistë të fundit për Samitin e New York Times DealBook, ai komentoi me humor spekulimet që lidhen me mundësinë e një divorce, duke thënë:
Duket se kemi blerë dhe lëvizur nëpër shtëpi rreth 10 ose 12 herë. Duket gjithashtu se jemi divorcuar ndoshta po kaq herë.
Kur u pyet për aktivitetet e tij dhe të Meghan-it në mënyrë të pavarur, Harry iu përgjigj shakasë:
Ti më ke ftuar, duhej ta dije.
Ndërsa kur prezantuesi e pyeti nëse ata i konsideronin këto thashetheme normale, Harry shpjegoi se nuk janë të kënaqur me këtë nivel interesi dhe spekulimesh.
Kjo nuk është diçka e mirë.
Ai shtoi se ai dhe Meghan kanë zgjedhur ta injorojnë këtë situatë, duke ndjerë keqardhje për ata që shpikin këto histori. Harry theksoi gjithashtu se ai dhe Meghan janë shumë të lumtur në jetën e tyre në Kaliforni, ku po rrisin fëmijët.
Më pëlqen të jetoj në SHBA dhe të rris fëmijët këtu. Është një pjesë e jetës që nuk e kisha menduar se do ta përjetoja, dhe ndjehet sikur është jeta që nëna ime do të dëshironte për mua.
“Vrima e nuses” përplas Anxhela Peristerin me Marsela Çibukajn!
6 Dhjetor, 23:30
Turpi i revolucionarëve të Saliut në Bruksel
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128