Si e ka mbështetur Damian – Kate gjatë kohës së saj më të errët?
Kate Cassidy, e dashura e Liam Payne, mori mbështetje emocionale nga Damian, djali i Elizabeth Hurley, gjatë funeralit të Liamit më 22 nëntor. Pas vdekjes tragjike të Liamit në tetor, kur ai humbi jetën në një aksident nga një ballkon në Buenos Aires, Damian dhe Kate kanë krijuar një lidhje të ngushtë, duke u mbështetur emocionalisht tek njëri-tjetri.
Damian, i cili kishte një miqësi të afërt me Liamin, e ndau dhimbjen e tij publikisht duke postuar një foto bardh e zi të tij dhe Liamit, duke e përshkruar atë si një nga burrat më të mirë që kishte njohur ndonjëherë. Ai gjithashtu i dërgoi dashuri Kate dhe familjes së Liamit. Damian ka vazhduar të mbështesë Kate edhe në rrjetet sociale, duke komentuar dhe pëlqyer postimet e saj.
Kate, e veshur me një pallto të zezë dhe syze dielli, u duk e trishtuar kur hyri në Kishën e Shën Marisë në Amersham për shërbimin funeral. Po ashtu Damiani siguroi se ishte pranë saj për shërbimin funeral në Kishën e Shën Marisë në Amersham, Buckinghamshire të mërkurën. Kate kishte qenë me Liamin në Argjentinë para se ai të vdiste dhe kishte shprehur se ata kishin planifikuar të martoheshin.
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128