Të gjithë prisnin këngën, Ylli dhe Dhurata surprizojnë kështu fansat

6 Korrik 2024, 15:43 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Të gjithë prisnin këngën, Ylli dhe Dhurata surprizojnë
“A ki sy me pa që zemra do me m’plas”- është kjo fjalia që çdo kush e këndon në çdo moment, disa me zë, e disa në mendje!

Dhe këtë e vërteton më së miri shifrat e larta që numëron çdo video e postuar me këtë pjesëz të këngës më të re që akoma nuk është lancuar e plotë nga Ylli Limani dhe Dhurata Dora.
E teksa të gjithë kanë qenë në pritje të këtij projekti muzikor i cili është kthyer në hit ende pa dalë i plotë, dy artistët vendosën t’i surprizojnë ndjekësit e tyre pasditen e sotme.

Nëpërmjet një postimi të bërë në rrjetin social të Instagrami-t, dyshja na ka zbuluar se nuk do të vijnë me një këngë por me një album me plot 5 këngë!

 

Po ndodh...