Tronditëse! Gjendet e vdekur në banesë influencuesja meksikane, ikja e 30-vjeçares prek zemrat e të gjithëve

Influencuesja Paola Marquez është gjetur të shtunën e vdekur në banesën e saj në San Luis Potosi, Meksikë, nga një anëtarë i familjes.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes, ndërsa po shqyrtojnë edhe mundësinë e një vetëvrasjeje.
Paola Marquez numëronte mbi 2 milionë ndjekës në rrjetet sociale. Videoja e saj e fundit në TikTok kishte ngjallur shqetësim te ndjekësit, për shkak të mesazheve të trishta që ajo kishte ndarë.
Pas lajmit tronditës, babai i saj publikoi një mesazh prekës në Facebook, ku shprehu dhimbjen e madhe për humbjen e së bijës.
“Thesari im vazhdoi përpara, vajza ime e bukur Paola Márquez, sot një copëz e jetës sime iku. Zoti të ruajt dhe të ruajt në një vend të bukur, vajza ime, një ditë do të jemi përsëri bashkë, pusho në paqe princesha ime”, shkroi ai.
Vdekja e influencueses ka tronditur familjarët, miqtë dhe miliona ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
Po ndodh...
Kuvendi i izolimit të madh të Sali Berishës
ide
Ti vetëm ik!
Një protestë kundër arrogancës së Ramës dhe agonisë së Berishës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128