U arrestua apo jo? Getinjo përgënjeshtron lajmet rreth vëllait të tij, Mozzik

17 Shtator 2025, 16:44 / SHOWBIZ ALFA PRESS

U arrestua apo jo? Getinjo përgënjeshtron lajmet rreth vëllait

Mbrëmjen e së martës, mediat raportuan se reperi i njohur nga Ferizaj, Mozzik, ishte arrestuar nga policia doganore dhe shkak i ndalimit ishte bërë prejardhja e dy orëve luksoze 1.5 milionë euroshe, që gjendeshin në posedim të artistit.

Lajmi “mori dhenë” duke krijuar reagime të shumta në rrjetet sociale.

Por pak orë më vonë, avokati i Mozzik, hodhi poshtë të gjitha pretendimet. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai u shpreh se klienti i tij nuk ishte arrestuar, duke shtuar se në momentin kur po qarkullonin lajmet, Mozzik ndodhej duke pirë kafe me të.

Avokati e cilësoi informacionin e shpërndarë si të pavërtetë dhe pa bazë ligjore.

Nga ana tjetër ka reaguar dhe vëllai i Mozzik, reperi Getinjo, i cili në një postim në InstaStory shkroi: “Mos bëni zhurmë, zhurmë bën vetëm gjeneratori”.

Me këtë deklaratë ironike, ai duket se i minimizoi thashethemet rreth ngjarjes së të vëllait, duke nënvizuar se familja e sheh situatën si të ekzagjeruar nga mediat.

Ngjarja vazhdon të mbetet ende e paqartë, pasi ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga autoritetet. Por nga ana tjetër, deri tani nuk ka asnjë reagim as nga vetë Mozzik.

 

Po ndodh...