Veleshnja tha se Stresi nuk ka marrë paratë e BBVK/ Reagon babai: Shpifje dhe trillim

17 Qershor 2025, 19:18 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Veleshnja tha se Stresi nuk ka marrë paratë e BBVK/ Reagon babai:

Aktori Rrezart Veleshnja ka  pretenduar se fituesi i Big Brother VIP Kosova 1, Arkimed Lushaj i njohur si Stresi, ende nuk i ka marrë 60 mijë eurot e çmimit të madh që fitoi dy vite më parë.

Por këtë deklaratë e ka mohuar me vendosmëri babai i reperit, Sali Lushaj, i cili foli në Klan Kosova.

Ai e quajti deklaratën e Veleshnjës si të pavërtetë dhe shpifje.

“Është komplet e pavërtetë ajo që është deklaruar, është shpifje dhe trillim, ku di unë nga kush. E vërteta e parave është se lekët që Stresi i ka fituar në BBVK, të gjitha i kam tërhequr unë. Jam marrë vetë me të gjitha veprimet”, deklaroi Lushaj.

Ai shtoi se menjëherë pas përfundimit të spektaklit, kishte ardhur për të nënshkruar kontratën me drejtorin e televizionit, dhe nuk ka pasur asnjë pengesë në përmbushjen e marrëveshjes financiare.

 

Po ndodh...

ide