Zbulohet vlera mbresëlënëse e unazës së fejesës së Selena Gomez

Selena Gomez ka surprizuar fansat e saj duke njoftuar se është fejuar me të dashurin e saj, producentin muzikor Benny Blanco, pas një lidhjeje të gjatë prej një viti e gjysmë. Këngëtarja dhe aktorja, 32 vjeç, e shpalli lajmin e madh përmes një postimi në Instagram, ku ndau fotot e parë të unazës së saj të fejesës, duke treguar një dizajn mahnitës të pasuruar me diamantë dhe shkruar: “Përgjithmonë fillon tani..”
Unaza e fejesës e Selena Gomez ka tërhequr vëmendje jo vetëm për bukurinë e saj, por edhe për vlerën e jashtëzakonshme që ka. Sipas ekspertëve të diamanteve, unaza mund të ketë një vlerë prej mbi 800,000 £ (rreth 1 milion dollarë).
Laura Taylor, një argjendarie e specializuar në unaza fejesës dhe martesës në Lorel Diamonds, tha për MailOnline: “Zgjedhja e unazës nga Benny është një dizajn i hollë dhe i përjetshëm, që përputhet në mënyrë të përsosur me stilin e Selenës.” Unaza përmban një diamant të jashtëzakonshëm të prerë, i cili vlerësohet të jetë rreth 8 karat, i vendosur në një shirit prej ari të verdhë, duke e bërë atë një simbol të veçantë të lidhjes së tyre.
Po ndodh...
ide
Kur pushteti ankohet se po demaskohet!
PS dhe PD kanë krijuar një ekuilibër të palëkundshëm Nash
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128