Alfred Cako zëvendëson Kastriot Myftarajn: Njeriu do kthehet robot, do zhdukin pronat dhe kafshët

12 Shtator 2022, 22:22 / TRENDING ALFA PRESS

Alfred Cako zëvendëson Kastriot Myftarajn: Njeriu do kthehet robot, do

Alfred Cako ka nisur një emision të ri duke zëvendësuar të ndjerin Kastriot Myftaraj.

Dhe si zakonisht, ka thënë disa gjëra që vetëm ai mund t'i thotë.

Cako: Njeriu parashikohet që të rikthehet në një robot dhe ku njerëzit do të jetojnë pa prona, por të lumtur.

Sipas projektit të tyre do të reduktohet një numër i madh njerëzish dhe nuk do të ketë para fizike, por para digjitale.

Synohet që të realizohet rendi i botëror dhe të ketë një shtet botëror dhe një gjykatë botërore, ku njerëzit nuk do të kenë pronësi mbi kafshët dhe asnjë pronësi, as mbi banesat e tyre.

Mësuesit në këtë vit të ri shkollor të mos gënjehen nga neoliberalët që duan t‘i fusin fëmijët në ngjyrën e ylberit, por t’i mësojnë që të duan familjen dhe prindërit e tyre.

Pa familjen shoqëria njerëzore do të shkatërrohet, gjë që duan ta bëjnë shoqëritë okulte.

Për të sjellë të vërtetën tonë, ne kemi krijuar këtë emision. Ne temat kryesore që kemi do t’i kemi gjeo-politike, real politike dhe këto do të kenë pak kripën time; pra pak konspiracion.

Konspiracion qeveritë quajnë të gjithë kundërshtarët e tyre, pikërisht ata që kanë qenë më të zotët për të parashikuar të gjitha qëllimet e këqija ndaj njerëzve që kanë pasur politikanët.

Ne do të pasqyrojmë të gjithë ndodhitë e mëdha në botë dhe rajon. Në rajon ka një përplasje armësh mes Turqisë dhe Greqisë, Evropa dhe perëndimi sipas turqve po shkelin disa klauzola që janë rënë dakord. Ka një konflikt në Kosovë me Serbinë që mund të çojë në një ndryshim kufijsh në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Po ndodh...