Autobusi i Këndit Amerikan Lëvizës ndalet në Koplik

13 Qershor 2022, 12:32 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Autobusi i Këndit Amerikan Lëvizës ndalet në Koplik

Autobusi i Këndit Amerikan Lëvizës ndaloi dje në Koplik gjatë turit në Shqipëri, duke sjellë në veri aktivitete, lojëra, sporte, muzikë, art e të tjera.

Ambasada e SHBA në Tiranë ka shprehur falënderime të veçanta për miqtë nga Kopliku që u ndalën në Këndin Amerikan Lëvizës për t’iu bashkuar argëtimit dhe për të mësuar më shumë se si të përfshihen me Ambasadën e SHBA si dhe për mundësitë e studimit në Shtetet e Bashkuara.

“Ata iu bashkuan Rrjetit tonë të ri Digjital Rinor për të qëndruar të përditësuar me mundësitë më të reja të ofruara nga ambasada”, theksoi Ambasada në një postim në rrjetet sociale.

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim iu bashkua festës, duke nxitur të rinjtë nga Kopliku dhe zonat përreth që t’i bashkohen përpjekjeve të Këndit Lëvizës për të marrë një përshtypje të drejtpërdrejtë mbi të gjitha programet dhe mundësitë e ambasadës.

Ajo gjithashtu përgëzoi ekipin Alumni për fillimin e programit të tyre të lidershipit për të rinjtë.

Ambasadorja Kim u takua me banorët pranë autobusit, admiroi punën e artizanëve vendas dhe ndoqi një performancë vallëzimi tradicional nga Malësia e Madhe.

Më shumë aktivitete janë planifikuar për ditën e nesërme në Peshkopi, teksa autobusi i Këndit Amerikan Lëvizës në do të jetë në qendrën e Qytetit të Peshkopisë ditën e martë më 14 qershor nga ora 17:00-20:00.

 

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128