Kush është filmi që do kandidojë Shqipëria në 'Oscars 2023' ?

11 Shtator 2022, 11:55 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Kush është filmi që do kandidojë Shqipëria në

Filmi shqiptar 'Një Filxhan Kafe dhe Këpucë të Reja Veshur' do përfaqësojë Shqipërinë në çmimet Oscars 2023. Kështu njofton Qendra Kombëtare e Kinematografisë e cila përmes një njoftimi të bërë në 'Facebook' shkruan se mes disa kandidaturave, ky film u zgjodh për të qënë në garë në kategorinë “Filmi më i Mirë i Huaj”, në edicionin e 95-të të Academy of Motion Picture Arts and Sciences (çmimet Oscar). 

Edhe pse QKK e zbulon me krenari filmin kandidat për këtë ceremoni, në dukje nuk është çdo gjë kaq e thjeshtë.

Një film i huaj do shumë peripecira për të kaluar deri në atë fazë sa të shpallet zyrtarisht një film kandidat për çmimin e madh 'Oscar'. Sipas rregullores, Nominimet e filmave ndërkombëtarë do të përcaktohen në dy raunde votimi e më pas do ketë perzgjedhje në mesin e 15 kandidaturave.

'Komiteti Paraprak Ndërkombëtar i Filmit me metrazh të gjatë do të shikojë aplikimet e pranueshme nëkategorisë dhe nis votimin e fshehtë për të prodhuar një listë të ngushtë prej pesëmbëdhjetë filmash, dhe Komiteti Ndërkombëtar i nominimit të filmit artistik duhet të shikojë pesëmbëdhjetë filmat e përzgjedhur në listën e ngushtë dhe votoni me votim të fshehtë për të përcaktuar pesë kandidatët e kategorisë.'

Filmi ka skenarin dhe regjinë e Gentian Koçit dhe është prodhim i shtëpisë kinematografike “ARTALB FILM PRODUCTIONS”.

Ky film është realizuar në bashkëprodhim me Maria & Mayer (Portugali), Graal Films (Greqi) dhe Added Value Films (Kosovë).

Filmi artistik “Një Filxhan Kafe dhe Këpucë të Reja Veshur” është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, Radio-Televizioni Publik Shqiptar, Qendra Greke e Filmit, Televizioni Publik Grek, Qendra Kinematografike e Kosovës, Instituti Portugez i Kinemasë dhe Audiovizualit, Eurimages, Media-Creative Europe dhe Bashkia e Tiranës.