Moti në Shqipëri për këtë të enjte, 8 shtator 2022

8 Shtator 2022, 08:23 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Moti në Shqipëri për këtë të enjte, 8 shtator 2022

Kthjellimet do të mbizotërojnë në ultësirën perëndimore, ndërsa në zonat malore herë pas here do të ketë kalime të pakta të vranësirave. Por mesdita dhe pasditja kryesisht sjellin shfaqje të vranësirave në të gjithë vendin, ku më të fokusuara vranësirat do të jenë në Lindje të territorit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi jugor-jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:
në zona malore 12 deri 27°C
në zona e ulëta 17 deri 33°C
në zona bregdetare 20 deri 30°C