Ndodh fenomeni i çuditshëm në plazhet e Adriatikut, bregdeti pushtohet nga një lëndë me ngjyrë të verdhë

22 Maj 2022, 13:48 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Ndodh fenomeni i çuditshëm në plazhet e Adriatikut, bregdeti

Një femomen shqetësues është vënë re gjatë ditës së sotme në disa plazhe të bregdetit të Adriatikut, ku uji ka marrë ngjyrë të verdhë si pasojë e ndotjes.

Fenomeni i tillë është shfaqur në Shëngjin, në Velipojë dhe në Kavajë. Turistët janë shprehur të shqetësuar në lidhje më këto pamje, dhe kanë kërkuar ndërhyrjen e autoriteteve lokale.

Përgjegjësi i sektorit të Mjedisit dhe Ujërave IKMT Lezhë, Gjergj Elezi ka folur para mediave duke thënë se kanë marrë kampionin e lëndës me ngjyrë të verdhë. Dyshimet e para janë se deti mund të jetë ndotur nga anijet, ndërsa është e paqartë se çfarë lënde mund të jetë hedhur.

“Ne kemi njoftuar policinë, kapitenerinë, agjensinë rajonale të mjedisit që ka marrë kampionin se çfarë lënde mund të jetë hedhur në det. Dyshimet e para tonat se materiali duhet të jetë hedhur nga anijet sepse është ndotje e madhe që ka prekur të gjithë bregdetin e Shëngjinit. Kjo ndotje është shqetësuese dhe në aspektin vizual”, thotë përgjegjësi i sektorit të Mjedisit dhe Ujërave IKMT Lezhë.

Autoritetet shprehen se do të ndjekin këtë çështje, dhe do të merren të gjitha masat për të vënë para përgjegjësitë shkaktrarët e ndotjes.

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128