Shpopullimi/ Vlora me regjistrimet më të ulëta në universitet ndonjëherë

Universiteti “Ismail Qemali” në Vlorë e nis këtë vit të ri akademik me afro 55% të kuotave të regjistrimit të studentëve të plotësuara duke shënuar kështu mesataren më të ulët të studentëve të regjistruar në programet e studimit.
Degë si mësuesia, fizika, kimia dhe matematika janë në kuota minimale të regjistrimit të studentëve teksa ende rrezikojnë mbylljen. Ka ende disa ditë për tu përmbyllur faza e 3 e regjistrimeve e cila nisi në 12 tetor dhe përfundon më 3 nëntor, por në Vlorë shënohet mesatarja më e ulët e studentëve vitet e fundit.
Universiteti i Vlorës këtë vit ka patur rreth 1200 kuota të lira për regjistrime të reja në programet akademike teksa mësohet se numri i studentëve të regjistruar nuk i kalon 700 studentë.
Degët me interes më të lartë janë infermieria me 240 kuota dhe degët e inxhinierisë. Në shumë degë studimi ka mungesa pedagogësh. Ende nuk ka asnjë informacion se çfarë do të bëhet me programet e studimit të mësuesisë, kimisë, matematikës dhe fizikës nëse vijohet me këto shifra, pasi disa prej tyre janë prioritet kombëtar.
-
Sot nis viti i ri akademik, pedagogët bojkotojnë mësimin
17 Tetor, 08:41
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

