Termometri shkon këtë javë 41 gradë, zonat që preken më shumë nga i nxehti afrikan

27 Qershor 2022, 14:21 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Termometri shkon këtë javë 41 gradë, zonat që preken

Vala e të nxehtit që ka përfshirë vendin tonë do të sjellë temperatura shumë të larta gjatë kësaj jave, duke bërë që deri në datën 30 qershor të regjistrohet vlera 39 gradë celsius. Ndërsa ditët e para të korrikut pritet që temperaturat e ajrit të ngjiten deri në 40 gradë.

Meteorologu Hakil Osmani bën të ditur se pritet që qytetet në zonat e ulëta do të jenë ato që do të regjistrojnë edhe vlerat më të larta, konkretisht në qarkun e Elbasanit dhe të Gjirokastrës, temperaturat do të regjistrohen në 40-41 gradë.

Për sa i përket orëve të mëngjesit pritet të ketë rritje të ndjeshme. Dita e sotme ka regjistruar 13 gradë, por deri në fundjavë pritet që vlerat minimale në zonat malorë të regjistrojnë 17 gradë celsius, ndërsa në zonat e ulëta do të luhaten në 24 gradë.

Për sa i përket kushteve atmosferike orët me diell do të jenë të shumta, por gjatë mesit të javës kemi kalime të pakta të vranësirave që më të dukshme do të jenë në zonat malore, duke rrezikuar reshje të pakta dhe të izoluara shiu. 

 

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128