Universiteti i Kembrixhit ‘kalon’ Oksfordin në renditjen botërore

9 Qershor 2022, 10:17 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Universiteti i Kembrixhit ‘kalon’ Oksfordin në renditjen

Universiteti i Kembrixhit është ngritur në vendin e dytë në renditjen e re të universiteteve globale me Mbretërinë e Bashkuar në dhjetëshen e parë.

Sipas Dailymail, renditja e universiteteve botërore të Quacquarelli Symonds (QS), për vitin 2023 ka vendosur që Kembrixhi të ngrihet nga vendi i tretë në të dytin, ndërsa Oksfordi ra me dy vende.

Drejtor i kërkimit në QS Ben Sowter, u shpreh se Britania e Madhe mbetet në vendin e dytë për suksesin e arsimit të lartë.

“Megjithëse ka një rënie të përgjithshme në krahasim me performancën e vitit të kaluar në renditjen tonë, MB mbetet padiskutim sistemi i dytë më i suksesshëm i arsimit të lartë në botë,” tha Sowter.

Instituti i Teknologjisë i Massachusetts (MIT), ka ruajtur vendin e parë në renditje për 11 vjet. Universiteti Stanford në SHBA ishte i treti dhe Harvardi doli i pesti.

Si Kembrixhi ashtu edhe Oksfordi arritën rezultate shumë të mira për cilësinë e të diplomuarve dhe kapacitetin e mësimdhënies.

Imperial College London, u ngrit nga vendi i shtatë në të gjashtin. Nga 90 universitetet britanike të renditura, dhjetë kanë përmirësuar pozicionin e tyre që nga viti i kaluar, 48 ishin ulur në renditje ndërsa 32 mbetën të qëndrueshme.

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128