16 gola në 12 javë, treshja sulmuese e Dinamos që të fut frikën

7 Nëntor 2024, 19:04 / SPORT ALFA PRESS

16 gola në 12 javë, treshja sulmuese e Dinamos që të fut
Itodo Mandela, Dejvi Bregu dhe Zabërgja janë kthyer në makineri golash te Dinamo. Në 12-të javë kampionat treshja e kampionatit ka shënuar 16 gola duke qenë dhe më efektivët e Superiores.

Gjashtë gola Mandela dhe nga pesë Bregu me Zabërgjën janë shifër e konsiderueshme për kampionatin shqiptar. Sfida e radhës e bluve të kryeqytetit do të luhet të shtunën kundër Partizanit, më 9 nëntor ora 17:00.

Në “Elbasan Arena” do të jenë të gatshëm të tre, dhe Partizani mund të ketë jo pak punë duke marrë parasysh se të gjithë lojtarët e “demave” në Superiore kanë shënuar po aq gola sa treshja e Dinamos, pra 16.

Sfida e parë mes dy skuadrave përfundoi në barazim 2 me 2. Mandela hapi dhe sfidën me golin e tij.

Para derbit Partizani numëron një pikë më shumë se Dinamo. Të kuqtë ndajnë kreun me Vllazninë në kuotën e 21 pikëve, ndërsa Dinamo i ndjek në vendin e tretë me 20 pikë.

 

Po ndodh...

ide