22 milionë euro për zëvendësuesin e Scamacca-s, Atalanta prezanton sulmuesin e ri

8 Gusht 2024, 21:01 / SPORT ALFA PRESS

22 milionë euro për zëvendësuesin e Scamacca-s, Atalanta
Mateo Retegui është zyrtarisht lojtari më i ri i Atalantës. Dëmtimi i rëndë i Skamakës për 6 muaj ka bërë që drejtuesit zikaltër të lëviznin menjëherë dhe kanë bindur italo-argjentinasin.

Në arkat e klubit të Genoas do të shkojnë 22 milionë euro dhe 3 bonuse.

Një qendërsulmues i ri në qytet: mirëseardhje Mateo Retegi. Atalanta BC ka kënaqësinë të njoftojë se ka fituar përfundimisht nga Genoa CFC të drejtën për shërbimet sportive të futbollistit”. –shkruan klubi në rrjetet sociale.

Mateo Retegui, sulmuesi 25-vjeçar i kombëtares italiane, i lindur në San Fernando, Argjentinë, më 29 Prill 1999, por me nënshtetësi italiane nga prejardhja, ai u rrit fillimisht te River Plate dhe më pas te Boka Junior me të cilën bëri debutimin e tij në ekipin e parë në nëntor 2018.