3 lojtarë shënojnë dopieta, Barcelona shpartallon me 6 gola Valencian

Ishte Ferran Lopez ai që në minutën e 29-të zhbllokoi duelin, teksa pjesa e parë u mbyll me shifrat 1 me 0.
Në fragmentin e dytë të lojës u prodhuan edhe 5 gola të tjerë nga katalanasit, teksa 3 lojtarë kompletuan dopietat personale. Në minutën e 53-të, Rafinja shënoi për 2 me 0. Tre minuta më vonë ishte radha e Ferran Lopez për të kompletuar dopietën.
Ndërkohë në minutën e 66-të, Rafinja ngriti shifrat në 4 me 0, më pas skënën e rrëmbeu Levandovski, i cili shënoi dy herë në harkun kohor të 10 minutave, 76 dhe 86.
Si Rafinja dhe Levandovski u aktivizuan nga stoli, ku të dy së bashku shënuan plot 4 gola në harkun kohor të 45 minutave. Falë këtij triumfi Barcelona u ngjit në vendin e dytë me 10 pikë në 4 javë.
Hansi Flik ka vendosur të lerë në stol Levën dhe Rafinjën, ndërsa Jamal është jashtë për shkak të një dëmtimi. Gjermani ka vendosur ti besojë sulmit Rashford-Torres-Bardghiji kundër Valencias.
29′, 56′ Lopez, 53′, 66′ Rafinja, 76′, 86′ Levandovski
Po ndodh...
ide
Edi Rama, kujt i ankohesh? Ti ke qenë problemi!
Tashmë e dimë që Edi Rama nuk ka limit, por a e ka SPAK limit Ramën?
Kur pushteti ankohet se po demaskohet!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

