50 fakte për jetën e Diego Maradonës

13 Shkurt 2025, 20:26 / SPORT ALFA PRESS

50 fakte për jetën e Diego Maradonës

Gjeniu argjentinas, tepër i përfolur për përdorimin e drogës apo për përplasjet e shpeshta me drejtuesit aktualë të futbollit botëror, është ende një hero në Napoli dhe në vendlindjen e tij. Diego Armando Maradona ishte fëmija i tetë i një punëtori fabrike, i rritur në një nga lagjet më të varfra të Buenos Airesit. Talenti i tij u shqua që i vogël, ndërsa i ati ishte i pari që i dhuroi një top futbolli. Maradona debutoi në futbollin profesionist në vitin 1975, me skuadrën Argentinos Juniors. Vetëm dy vjet më pas ai luajti me ekipin kombëtar, ndërsa në vitin 1981 kaloi te Boca Juniors, skuadra më e madhe e vendit, duke e ndihmuar atë të fitonte titullin kampion në vitin 1982. Po atë vit, ai u transferua te gjigantët spanjollë të Barcelonës për shifrën rekord të 3 milionë dollarëve. Por, vetëm dy vjet më pas, Maradona shkoi te Napoli, ku shumë shpejt u bë një hero dhe më pas një Perëndi. Që në ditën e parë, ai u prit si një Zot, ndërsa shkruajti vitet më të lavdishme të këtij klubi në futboll, duke i dhënë titujt kampionë më 1987 dhe 1990, përveçse Kupën UEFA më 1989.

Ai fitoi edhe titullin kampion bote në Meksikë, më 1986, ku shënoi edhe golin më të bukur të historisë, ndaj Anglisë. Në po atë ndeshje, ai realizoi edhe golin me dorë, që më pas u njoh nga të gjithë si Dora e Zotit. Ky ishte kulmi i suksesit i Maradonës, i cili pas viteve 90’ u përfshi në skandale të shumta për shkak të përdorimit të kokainës.

Në Itali 1990 ai shkoi deri në finale me Argjentinën e tij, ndërsa në 1991, mori pezullimin e parë. Maradona u grumbullua edhe për Botërorin 1994, por u pezullua pas ndeshjes me Greqinë për shkak se doli pozitiv ndaj kokainës. Historia më pas ishte më shumë jashtë fushës së futbollit. Maradona u bë mik me Fidel Kastron, ndërsa ka si tatuazh Çe Guevarën dhe Evita Peron. Po ashtu, Maradona u hetua për lidhje me mafian, nga e cila mendohej se gjente kokainën, ndërsa për disa vjet, iu desh të luftonte me vdekjen. Ai drejtoi Argjentinën në Botërorin 2010, por u eliminua në çerekfinale nga Gjermania, pas një disfate 4-0. Por, përpos kësaj, Maradona mbetet heroi i argjentinasve. Në këtë vend ka edhe një Kishë me emrin e tij, e cila ka 100 mijë ithtarë.

1. Maradona u lind më 30 tetor 1960 në rrethinat e Buenos Aires.

2. Maradona pati 91 paraqitje (ndeshje) për Argjentinën, duke shënuar 34 gola.

3. Ai ka luajtur në katër turne të Kupës së Botës për vendin e tij.

4. Ai e ndihmoi Boca Juniors të fitonte titullin në kampionatin argjentinas, më 1982, përpara se ta bënte një veprim të tillë edhe me Barcelonën. Por në vitin 1984 ai do të transferohej në Napoli dhe ta ndihmonte skuadrën italiane të fitonte të vetmit deri më sot, dy tituj të Seria A, pikërisht në vitet 1987 dhe 1990.

5. Maradona mban rekordin, për numrin më të madh të ndeshjeve si kapiten i ndonjë vendi në Kupën e Botës. Ai regjistroi 16 ndeshje me shiritin e kapitenit të Argjentinës në finale Botërorësh.

6. Në total, megjithatë, ai pati 21 ndeshje në turnetë e Kupave të Botës.

7. Maradona ishte 15-vjeç, kur bëri debutimin e tij profesional, më 20 tetor 1976, për të rinjtë e Argjentinës.
8. Maradona ishte pjesë e skuadrës së të rinjve të Argjentinës, e cila fitoi Kupën e Botës për “junior”, më 1979, në Japoni.

9. Më 27 shkurt 1977, Maradona, në moshën 16-vjeçare, bëri debutimin e tij ndërkombëtar me Argjentinën, në një ndeshje kundër Hungarisë, në stadiumin “Bombonera” të Buenos Buenas.

10. Diego është i famshëm edhe tatuazhin e tij me Che Guevarën në krahun e djathtë. Por El Pibe De Oro ka edhe tatu të tjera, mes të cilave ai me idhullin e tij politik, kubanin Fidel Castro: tatuazhi duket edhe në foto, ku Maradona ia tregon Lider Maximo tatuazhin në këmbë. Ekstrem në gjithçka, Diego e tregon edhe në tatuazhe

11. Maradona mban rekordin për numrin më të madh të faulleve të shkaktuar ndaj tij, në një Kupë Bote. Plot 53 faulle janë bërë ndaj tij gjatë Kupës së Botës 1986, në Meksikë.

12. Ai, gjithashtu, mban rekordin për numrin më të madh të faulleve të shkaktuar ndaj tij gjatë një ndeshjeje finale në Kupë Bote. Italia do të regjistronte plot 23 ndërhyrje të ndaluara ndaj tij, gjatë edicionit të vitit 1982.

13. Maradona shkëlqeu si një kapiten i lavdishëm për Argjentinën, veçanërisht në Kupën e Botës të vitit 1986, duke mposhtur me rezultatin 3-2 Gjermaninë Perëndimore, në finale.
14. Diego, gjithashtu, fitoi “Topin e Artë”, si lojtar i shquar i turneut, në Botërorin e vitit 1986.

15. Diego shënoi duke përdorur dorën e tij në çerekfinalen e Kupës së Botës 1986, kundër Anglisë. Kur u pyet për këtë gjë, ai tha: “Qëllimi ishte të shënoja. Pak nga dora e Perëndisë, pak nga krahu i Maradonës, kjo gjë u arrit.” Ky rast ka hyrë në histori me përcaktimin “Dora e Zotit”, edhe për faktin se Maradona, pothuajse i vetëm, fitoi Kupën e Botës për Argjentinën, më 1986.

16. Ai fitoi dy tituj në Seria A, me Napolin, në vitin 1987 dhe 1990. Ai, gjithashtu, fitoi Kupën UEFA me Napolin, në vitin 1989.

17. Në Kupën e Botës 1994, në SHBA, Maradona ka luajtur vetëm dy ndeshje, ku shënoi një gol, kundër Greqisë, pasi rezultoi se kishte përdorur doping, ndaj u dërgua në shtëpi, pas testit përkatës.

18. Maradona është martuar me Claudia Villafane, më 7 nëntor 1989, në Buenos Aires, por është divorcuar me të në vitin 2004.

19. Në vitin 2005, Maradona filloi mbajtjen e një “talk show” në televizionin argjentinas. Pele ishte mysafiri kryesor në shfaqjen (emisionin) e tij të parë.

20. Ai u emërua si trajner i Argjentinës në tetor 2008.

21. Maradona ka tituj në Argjentinë dhe Itali, kupa nacionale në Spanjë dhe Itali. Ai fitoi shumë trofe individualë, si atë të lojtarit më të mirë të Botërorit 1986, trofeun për golin më të mirë të shekullit të zgjedhur nga FIFA, si dhe atë të lojtarit më i mirë të shekullit, të zgjedhur nga FIFA, por me zgjedhjen e tifozëve.

22. Maradona debutoi si trajner i Argjentinës më 19 nëntor 2008. Atë ditë mundi me rezultatin 1-0 Skocinë, në “Hampden Park”.

23. Pikat e forta të Maradonas
Driblimi – Dribluesi më i mirë i të gjitha kohërave.
Këmba e majtë – Diego mund të bënte gjithçka me këmbën e tij të majtë. Gjuante, pasonte, madje edhe mund të zhonglonte me një portokall me këmbën e majtë.
Ndikimi – Askush nuk mund të inspironte bashkëlojtarët si Diego. 4. Gjuajtjet e lira – Shënonte nga afër, nga distanca e mesme apo e largët. Nga të gjitha pozitat në gjuajtje të lira ishte i rrezikshëm.
Shkëlqimi në çastet e duhura – Kur ishte më e nevojshme Maradona gjithmonë shkëlqente.

24. Në një konferencë për shtyp përpara raundit të parë të suksesshëm në Kupën e Botës 2010, Maradona kërceu mbi pengesat për të përqafuar ish-shokun e ekipit te Napoli, Salvatore Bagni, një ish-futbollist, i kthyer tashmë në ekspert. Pas përqafimit të ngrohtë, Bagni tha: “Siç ka bërë në të gjitha këto vite, Diego rezervon gjithmonë të papritura!”

25. Maradona me forcë mbrojti performancën pa gola të Lionel Mesit në Botërorin 2010, teksa më 2 korrik 2010 tha: “Çdokush, që thotë se Mesi nuk kishte një paraqitje të madhe në këtë Kupë Bote, është idiot”.

26. Ish-shoku i ekipit, Jorge Valdano, tha për të në vitin 2006: “Ai është një personazh i tillë, që shumë njerëz duan ta imitojnë, një figurë e diskutueshme, e dashur, e urryer, i cili nxit trazira të mëdha, sidomos në Argjentinë. Maradona nuk i ka shokët e vet vetëm brenda fushës së blertë, por e ka kthyer jetën e tij në një shfaqje. Tani është duke jetuar një provë të rëndë personale (me drogën), që nuk duhet të imitohet nga askush.”

27. Federata Argjentinase e Futbollit (AFA) ka dërguar një kërkesë në FIFA, që të dalë “në pension” fanella me numrin nr. 10 e kombëtares së tyre, në nder të Maradonës, por kërkesa është refuzuar.

28. Një stadium në Argjentinë mban emrin “Diego Armando Maradona”.

29. Maradona, pasi mundi Anglinë në çerekfinalen e Kupës së Botës 1986, tha: “Ishte sikur të kishim pushtuar një vend, më shumë se të kishim mundur vetëm një ekip futbolli.”

30. Maradona deklaroi në vitin 1996: “Unë isha, jam dhe do të jem gjithmonë nën varësinë e drogës. Një person i përfshirë në efektet e saj, por kam për ta luftuar atë çdo ditë.”

31. Në vitin 2000, FIFA vendosi të organizojë një çmim “Lojtari i Shekullit” për mijëvjeçarin e ri. Pas mbërritjes në përfundimin se Pele dhe Maradona duhej ta ndanin këtë çmim, braziliani tha: “Nëse Maradona mendon se është lojtari më i mirë i shekullit, ky është problemi i tij.”

32. I pyetur një herë për 11-shen më të mirë të kombëtares së Argjentinës, nga vitit 1990 e këtej, trajneri Carlos Bilardo tha: “Maradona dhe dhjetë të tjerë.”

33. Maradona në një intervistë ka përmendur edhe lidhjet e tij të ngushta me drogën, e cila e afroi shumë afër vdekjes. “A e dini se çfarë lojtari mund të kisha qenë nëse nuk do të kisha konsumuar kokainë?. Edhe vetë jam kurioz për ta mësuar një gjë të tillë. Është e vërtet që kam patur lidhje të ngushta me drogën, e cila për pak më kushtoi edhe jetën. Kam kaluar një tmerr të vërtetë dhe askush nuk mund ta imagjinojë. Kam gabuar vërtet shumë, por falë Zotit e kam kuptuar shumë shpejt. Droga ka qenë mëkati im më i madh në jetë, por falenderoj doktorët, familjen time, vajzën dhe shumë miq të cilët më kanë ndihmuar. Falë tyre, unë jam tashmë mirë dhe midis jush”.

34. Regjisori serb, Emir Kusturica, ka bërë një dokumentar për Maradonën, i cili u shfaq në Festivalin e Filmit në Kanë, në vitin 2008.
35. Në vitin 1986, ish-menaxheri i Anglisë, Sir Bobby Robson, tha: “Me Maradonën, Arsenali mund të kishte fituar Kupën e Botës.”

36. Ish-mbrojtësi i Anglisë, Phil Neal, tha për Maradonën 18-vjeçar në vitin 1978: “Një fëmijë, është vërtet e pabesueshme, por Maradona është më i miri që kam parë ndonjëherë.”

37. Tifozët kanë themeluar të ashtuquajturën “Kisha e Maradonës” në Buenos Aires, në vitin 1998.

38. Goli i dytë i Maradonës kundër Anglisë, i cili erdhi vetëm katër minuta pas “Dorës së Zotit”, në çerekfinale të Kupës së Botës në vitin 1986, që më në fund mundi Peter Shilton, për ta bërë rezultatin 2-0, është quajtur nga FIFA si “goli i shekullit”.

39. Maradona udhëhoqi i vetëm skuadrën mesatare të Argjentinës deri te titulli i botës në vitin 1986. Ai shënoi golin më të mirë të të gjitha kohërave në çerekfinale kundër Anglisë, ku i kaloi gjithë lojtarët anglezë para se të shënonte. Një gol të ngjashëm e shënoi edhe në gjysmëfinale kundër Belgjikës.

40. Ai është mik i mirë me udhëheqësin kuban Fidel Kastro.

41. Maradonës iu desh të largohej nga Napoli, në vitin 1991, pas dështimit në një test droge për kokainë.

42. Argjentinasi nuk pranoi të shkojë në ceremoninë e hapjes të finaleve të Kupës së Botës 2006 në Gjermani.

43. Në një luftë fjalësh mes tyre, për mbretërimin e Maradonës si trajner i ekipit kombëtar, Pele tha: “Ky nuk është faji i Maradonës. Është faji i atyre që e futën në këtë valle.” Legjenda argjentinase iu përgjigj me të njëjtën monedhë, duke thënë: “Pele duhet të kthehet në muze dhe të qëndrojë atje.”

44. Zyrtarët italianë zbuluan vitin e kaluar se Maradona i ka borxh shtetit italian 37.000.000 euro. Më tepër se gjysma e kësaj shume është interesi i borxhit origjinal.

45. Maradona ka realizuar mesatarisht 0,526 gola-për ndeshje në garat e klubit vendas.

46. Ai është golashënuesi më i lartë, i treti, për golat e shënuar për Argjentinën, pas Gabriel Batistutës dhe Hernan Crespos.

47. Ushtria Tartane ka një himn që lavdëron Maradonën për largimin e fqinjëve të tyre nga Kupa e Botës 1986.

48. Maradona ka thënë në “World Cup ‘98”: “Lojtarët janë si “Robocops”, ata kanë nevojë për më shumë lubrifikant se sa masazh. Unë nuk besoj se turneu do të jetë më keq. ”

49. Në një libër mbi Maradonën, botuar më 1997, psikologu dhe autor argjentinas Gustavo Bernstein vuri në dukje: “Maradona është termi maksimal i referencës sonë si popull. Askush nuk e mishëron thelbin tonë më mirë. Askush nuk e mban emblemën tonë më fisnikërisht. Si ai nuk ka të tjerë, në njëzet vitet e fundit na ka ofruar aq shumë pasion. Argjentina është Maradona, Maradona është Argjentinë. ”

50. Bota me shumë mundësi nuk do të shohë kurrë më një Maradonë tjetër!

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128