
50 milionë euro, Napoli bën ofertën e parë për yllin e Manchester United

Mediat britanike raportojnë se Napoli i ka dërguar ofertën e parë Man.United prej 50 milionë eurosh për Alejandro Garnacho-n. 20-vjeçari duket se nuk është në planet e Amorim, pasi argjentinasi nuk ka vazhdimësi të formës së mirë ndaj dhe trajneri portugezi e ka nxjerrë në listën e largimeve.
Nga ana tjetër, Conte e vlerëson shumë argjentinasin dhe beson se ai do ishtë një plus i madh për ta në garën për titullin në Serie A.
Oferta 50 milionë euro e Napolit tregon jo vetëm interesin e lartë të tyre, por edhe besimin se argjentinasi mund të bëhet një lojtar kyç për të ruajtur dominimin e tyre në futbollin italian dhe për të konkurruar në Evropë.
Nëse Manchester United e pranon ofertën, Garnacho mund të gjejë te Napoli një mjedis të favorshëm për t’u vendosur në elitën e futbollit evropian. Me aftësinë dhe vizionin e tij në fushë, argjentinasi ka gjithçka që duhet për të shkëlqyer në çdo ligë.
Deri tani ende nuk bëhet e ditur të ketë një përgjigje nga ana e “Djajve të Kuq”.

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128