
8 fitore në 8 ndeshjet e fundit, Tetova largon presionin: Nuk ka vend për hakmarrje ndaj Partizanit

Kampion i vendit në fuqi, kryesues i renditjes së Superiores, 8 fitore në 8 ndeshjet e fundit… Këto fakte e bëjnë optimist Edlir Tetovën në prag të ndeshjes ndaj Partizanit, por nuk nënkuptojnë kurrsesi suksesin e sigurt nesër.
Do të jetë fusha e lojës, stadiumi “Arena Egantia”, që do t’i zbardhë verdiktet e supersfidës së javës së 25-të të Superiores, mes rrogozhinasve dhe “demave të kuq”. Duke folur në konferencën për shtyp, Tetova bëri prognozën e këtij ballafaqimi shumë të mirëpritur:
“Gjendja e skuadrës sonë është e mire përgjithësisht. Sigurisht kemi disa mungesa të rëndësishme, Xhemajli prej kartonëve, Guindo është me gjendje gripale, Fernando është rikthyer, mund të ketë minutazh, por pjesa tjetër e grupit është e gatshme.
Pesha e shumë ndeshjeve iu ka rënë lojtarëve kryesore, nuk kemi pasur mundësi për të bërë rotacione në formacion, por djemtë do të shtrëngojnë dhëmbët edhe për këtë ndeshje. Nuk mendoj hakmarrjen, por duam vazhdimësinë dhe të mos e humbasim ritmin e këtij viti.
Mendoj se është shumë e rëndësishme fitorja ndaj një rivali direkt, duhet të jemi më të kujdesshëm në vijim që të mos pësojmë gola. Tani e në vazhdim është një mini ‘final four’, pasi do të përballemi me Partizanin, Dinamon dhe Vllazninë. Sigurisht që ky segment i kampionatit vlen shumë, pasi përballen 4 skuadrat më të mira momentalisht.
Partizani ka strategjitë e veta dhe ne kemi tonat. Janë edhe 12 javë nga fundi, na duhet vazhdimësi për ta ruajtur këtë formë. Vetëm kështu do ta kemi më të lehtë në fund. Egnatia e vitit të kaluar kishte një grup prej 2 vitesh që e stërvisja, por edhe tani jemi në hapat e duhur për të bërë më të mirën, për të rikthyer atë Egnatia”.

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128