Aligatorë dhe gjarpërinj pranë kampeve stërvitore, ekipet e Botërorit 2026 përballen me sfida të pazakonta

Fenomene të pazakonta vazhdojnë të shoqërojnë ekipet pjesëmarrëse në Kupën e Botës 2026, teksa mediat ndërkombëtare raportojnë për praninë e kafshëve të egra pranë qendrave stërvitore të disa kombëtareve.
Sipas gazetës portugeze “A Bola”, tre aligatorë janë vërejtur pranë kampit stërvitor të kombëtares së Portugalisë në Miami. Raporti thekson se fusha ku stërvitet skuadra ndodhet pranë një liqeni, zonë ku janë parë shpesh këto zvarranikë, duke detyruar autoritetet dhe stafin teknik të paralajmërojnë futbollistët për të treguar kujdes gjatë qëndrimit të tyre.
Megjithatë, Portugalia nuk është e vetmja kombëtare që është përballur me situata të tilla. Kombëtarja e Norvegjisë ka marrë paralajmërime për praninë e gjarpërinjve, krokodilëve dhe kafshëve të tjera të egra potencialisht të rrezikshme pranë kampit të saj stërvitor në Karolinën e Veriut. Kjo situatë ka shkaktuar shqetësim brenda delegacionit norvegjez.
Edhe kombëtarja e Zvicrës është përballur me një problem të ngjashëm. Autoritetet lokale kanë paralajmëruar për praninë e gjarpërinjve me zile (rattlesnakes) në zonat përreth fushave stërvitore në San Diego, duke detyruar drejtuesit e ekipit të rishikojnë procedurat e sigurisë dhe të marrin masa shtesë për mbrojtjen e lojtarëve.
Këto incidente kanë ngritur pikëpyetje në rritje lidhur me kushtet mjedisore dhe standardet e sigurisë në qendrat stërvitore të përzgjedhura për ekipet pjesëmarrëse në Botërorin 2026, veçanërisht në disa rajone të Shteteve të Bashkuara ku fauna e egër është pjesë e përditshmërisë lokale.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128