Alonso i vendosur për t’u larguar nga Leverkusen, merr me vete mesfushorin spanjoll
Pas një sezoni spektakolar 2023/24, Bayer Leverkuseni në fushatën aktuale ka humbur më shumë pikë në Bundesligë (13)sa ç’la gjatë gjithë kampionatit të kaluar (12).
Përveç fitimit të Bundesligës në fund të sezonit të kaluar Leverkusen arriti në finalen e Europa League (humbi 0-3 ndaj Atalantës) dhe fitoi Kupën e Gjermanisë, duke mposhtur Kaiserslauternin në finale (1-0).
Megjithatë, brenda pak muajsh gjithçka ndryshoi dhe, sipas kanalit televiziv Eurosport, Xabi Alonso tashmë ka marrë vendimin për t’u larguar në fund të sezonit dhe do t’i bashkohet Realit të Madridit, klub që e përfaqësoi si lojtar mes viteve 2009 dhe 2014.
Ai do të jetë pasardhësi i Carlo Ancelottit. Si spanjolli ashtu edhe italiani kanë kontrata me klubet përkatëse deri në vitin 2026, por një situatë e tillë, garanton i njëjti burim, në asnjë mënyrë nuk do ta pengojë Xabi Alonson të bashkohet me klubin “Merengues”.
Po sipas Eurosport, Alejandro Grimaldo po përgatitet gjithashtu për t’i dhënë lamtumirën “Bay Arenas” pas dy sezonesh. Ish-lojtari i Benficas, i cili iu bashkua Leverkusenit në fillim të sezonit të kaluar si lojtar i lirë, ka shpjeguar gjithmonë se ishte i bindur nga Xabi Alonso që t’i bashkohej këtij projekti dhe se do ta ndjekë trajnerin kudo që të shkojë.
ide
Misioni i Agron Shehajt!
A është i mundur patronazhimi i votës së diasporës?
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128