Andi Lila rikthen futbollin në Kamëz, krijohet Futboll Club Triumph Kamza. Firmoset marrëveshja me bashkinë

Kamza, do të ketë përsëri ekipin e futbollit. Kjo falë ish- lojtarit të mirënjohur të kombëtares shqiptare, Andi Lila i cili me iniciativën e tij, ka marrë përsipër të ringjallë klubin e njohur, që vitet e fundit ishte fshirë nga harta e futbollit.
E kur shpresat kishin humbur për sportdashësit kamzalinj, në skenë është shfaqur një prej emrave më të dashur të futbollit shqiptar e më gjerë, Andi Lila, i cili ka arritur marrëveshjen me bashkinë Kamëz, duke marrë në dorë administrimin e Futboll Klub Kamzës që tashmë do të harmonizohet me modelin e suksesshëm të Akademisë Triumph.
Tashmë gjithçka është zyrtarizuar gjatë një ceremonie të zhvilluar në kompleksin e Triumph Academy, ku drejtuesi i kësaj akademie, Andi Lila dhe kryetari i bashkisë së Kamzës, Rakip Suli, të cilët i kanë dhënë jetë këtij projekti shprese për futbollin, jo vetëm për Kamzën por edhe për sportin më të dashur të shqiptarëve.
F.C. Triumph Kamza në këtë mënyrë do ti shtohet përsëri hartës së futbollit, ndërtuar mbi një projekt ambicioz të dy palëve, që do të shoqërohet me investime reale duke filluar nga ndërtimi i një skuadre për Kategorinë e Tretë me ambicien për ta ngritur sa më shpejt aty ku edhe ka qenë, më kategorinë më të lartë të futbollit shqiptar.
Lila dhe Suli gjatë prezantimit, folën për ambicie të shpejta, duke e konfirmuar serioz projektin e ri, që do të plotësohet shumë shpejt me stadiumin e ri që pak ditë më parë e lajmëroi vetë kryeministri Rama, projekt që ka hedhur rrënjë më Valias dhe pritet që brenda pak muajve të jetë në dispozicion të ekipit.


Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


