Arbitri shqiptar ndërpret ndeshja e Conference League, tifozët qëllojnë me topa bore kundërshtarët

30 Nëntor 2023, 21:41 / SPORT ALFA PRESS

Arbitri shqiptar ndërpret ndeshja e Conference League, tifozët

HJK dhe Aberdeen barazuan 2-2 në xhiron e pestë të grupit G në Conference League. Në Helsinki të Finlandës ndeshja përfundoi me të paktën 15 minuta vonesë, kjo për shkak se tifozët vendas gjetën një mënyrë origjinale për protagonizëm.

Në të 77 minutë ata hidhnin topa bore në fushë, me situatën e përsëritur që detyroi kryesorin Genc Nuza nga Kosova që të ndërpriste disa minuta sfidën. Më pas gjithçka vijoi dhe sfida përfundoi 2-2. Aberdeen dhe Helsinki i kanë dhënë lamtumirën kompeticionit pasi mbajnë dy vendet e fundit të renditjes me diferencë nga PAOK dhe Frankfurt.

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128