Armando Duka tregon pse u ndëshkua Manaj me karton të verdhë pasi shënoi golin në Serbi

13 Tetor 2025, 22:46 / SPORT ALFA PRESS

Armando Duka tregon pse u ndëshkua Manaj me karton të verdhë pasi

Në një intervistë për emisionin “Opinion” Presidenti i FSHF, Armand Duka ka folur në lidhje me fitoren e Shqipërisë në Serbi.

Teksa foli për emocionet e fitores, Duka komentoi edhe ndëshkimin e Rey Manaj i cili shërnoi golin e fitores në minutat shtesë të pjesës së parë dhe më pas festoi me simbolin e shqiponjës në stadiumin serb në Leskovac.

Duka thotë se Manaj u ndëshkua me karton të verdhë për shkak se bëri simbolin e shqiponjës, por se në momentin që po festonte u drejtua drejt stolit serb dhe kjo mund të shkaktonte incidente.

“Nuk të jep njeri karton të verdhë për mënyrën se si feston dhe aq më shunë nëse feston me simbolet e tua nacionale. Është një situatë e pazakontë që Shqipëria arrin një fitrore të rëndësishme dhe të gjithë tani duan të marrin një lloj protagonizmi nëpërmjet këtyre termave. Nuk ka asnjë lidhje me festimin e Manajt. Penalizimi ishte festimi i tij drejt pankinës serbe. Ekipi serb u sollën në një mënyrë shumë korrekte, por vajtja atje krijon një lloj incidenti”,- Duka.

 

Po ndodh...