Armando Sadikut i besojnë shiritin e kapitenit, trajnerit ia shpërblen besimin me gol

14 September 2025, 12:44 / SPORT ALFA PRESS

Armando Sadikut i besojnë shiritin e kapitenit, trajnerit ia shpërblen

Armando Sadiku ka gjetur golin e radhës dje në Zvicër. Sulmuesi shqiptar shënoi në barazimin 1 me 1 të Belinzonës ndaj Rapersuil-Jonas.

Ky ishte goli i dytë në për të në kategorinë e dytë të futbollit zviceran, për nga rëndësia. Pasi miqtë kishin shënuar në pjesën e parë, Sadiku vendosi baraspeshën në 45 minutat e dyta.

Ishte minuta e 50-të, kur Sadiku vendosi baraspeshën. Në sfidën e djeshme iu besua edhe shiriti i kapitenit, ndërsa kujtojmë se këtë verë u transferua si lojtar i lirë te Belinzona.

Po ndodh...