Armenia merr fitoren e parë në Grupin F, barazim mes Azerbajxhanit dhe Ukrainës

Armenia ka regjistruar fitoren e saj të parë në Grupin F, pas humbjes ndaj Portugalisë së Cristiano Ronaldos, duke mposhtur 2-1 Irlandën.
Ndeshja u zhbllokua në kohën shtesë të pjesës së parë, falë një penalltie të realizuar nga armenët.
Në pjesën e dytë, Rano dyfishoi avantazhin e vendasve, ndërsa Ferguson shënoi golin e vetëm për Irlandën në minutën e 57-të.
Pak para fundit, Serobian realizoi një gol të tretë, por ai u anulua nga VAR.
Ndërkohë, ndeshja mes Azerbajxhanit dhe Ukrainës përfundoi në barazim 1-1.
Pjesa e parë kaloi pa gola, ndërsa në të dytën, Ukrainasit kaluan të parët në avantazh me Sudakov.
Barazimi erdhi në minutën e 72-të falë Mahmudov, i cili shënoi nga pika e penalltisë.
Këto rezultate ndryshojnë skenarin në grup, duke lënë hapur luftën për vendet që dërgojnë në Botëror.
Po ndodh...
ide
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
Edi Rama, Harari dhe algoritmi!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128