Arsenal kërkon rinovimin me Jorginho, “Topçinjtë” kanë gati propozimin

4 Mars 2024, 21:13 / SPORT ALFA PRESS

Arsenal kërkon rinovimin me Jorginho, “Topçinjtë”
Ditët e fundit është raportuar se agjenti i Jorginho ka udhëtuar në Arabinë Saudite për të diskutar me klubet e vëndit të pasur, por nga Anglia duken mjaft të bindur se e ardhmja e mesfushorit 32-vjeçar mund të jetë ende në Londër, me fanellën e Arsenalit.

“Topçinjtë” janë gati të nisin zyrtarisht negociatat për rinovimin e kontratës së tij, marrëveshja aktuale e së cilit është e vlefshme deri më 30 qershor.

Sipas informacioneve që qarkullojnë, propozimi i Arsenal pritet të jetë deri në 30 qershor 2025, por edhe me opsion për vitin 2026.

 

Po ndodh...