Arsyeja pse sulmuesi i Bayern Mynichit nuk dëshiron makina luksoze, orë me diamant apo vila luksozse

27 Qershor 2022, 17:03 / SPORT ALFA PRESS

Arsyeja pse sulmuesi i Bayern Mynichit nuk dëshiron makina luksoze,

Pas mbylljes së një periudhe gjashtëvjeçare me Liverpoolin, sulmuesi senegalez Sadio Mane, 30 vjeç, ka nisur një karrierë të re me skuadrën bavareze, Bayern Munich.

Por ajo që e karakterizon futbollistin është se ai nuk e lë vetën të rrëmbehet nga suksesi, fama apo paratë, siç ndodh me yjet e tjerë të botës së sportit apo të argëtimit, të cilët një pjesë të mirë të pasurisë së tyre e shpërdorojnë pa sens.

''Pse do të doja dhjetë Ferrari, 20 orë diamanti ose dy aeroplanë? Çfarë do të bëjnë këto objekte për mua dhe botën? Isha i uritur dhe më duhej të punoja në ara; Kam mbijetuar kohë të vështira, kam luajtur futboll zbathur, nuk jam arsimuar dhe shumë gjëra të tjera, por sot, me atë që fitoj falë futbollit, mund të ndihmoj njerëzit e mi”, shpjegoi sulmuesi për gazetën ganeze nsemwoha.com në vitin 2019.

Dhe kjo ësht ajo që pikurishtë futbollisti ka bërë vitet e fundit.

Mané ka lindur në Bambali, Sédhiou (Senegal) , një qytet i vogël me 2000 banorë që ndodhet në skajin perëndimor të Afrikës së Veriut.

Fshati i tij i peshkimit, në brigjet e lumit Casamance, është më shumë se shtatë orë larg kryeqytetit. 

Nuk ka rrugë të asfaltuara. 

Lopët dhe dhitë enden mes njerëzve dhe shumë gra lindën brenda shtëpive të tyre, sepse qyteti nuk ka spital ose dikush mund të vdes dhe përshkak të pamundësisë për të marrë kujdesin e duhur mjekësor. 

Por së fundmi ky qytet ka një shkollë të re, çdo nxënës ka një laptop, ka një pikë karburanti, një postë, një stadium, pajise  sportive për të gjithë qytetin dhe madje dhe një rrjet interneti 4G, të gjitha këto janë dhuratë nga futbollisti 30 vjeçar.

Për të mos harruar se ai u jep 70 euro në muaj të gjithë njerëzve në një rajon shumë të varfër të Senegalit.

“Nuk kam nevojë të shfaq makina të bukura, shtëpi të bukura, udhëtime dhe madje edhe aevionët. Preferoj që njerëzit e mi të marrin pak nga ajo që më ka dhënë jeta” , thotë sulmuesi i ri i Bayern Munichut, një yll që shkëlqen dhe i hedh milionat e tij aty ku duhet.

Arsyeja pse sulmuesi i Bayern Mynichit nuk dëshiron makina luksoze,

Po ndodh...