Astana arrin play-off-in e Conference League, Gripshi realizon supergol

14 Gusht 2024, 18:24 / SPORT ALFA PRESS

Astana arrin play-off-in e Conference League, Gripshi realizon supergol

Nazmi Gripshi vazhdon të jetë protagonist absolut i ecurisë së skuadrës së Astanës.

Sot ai ka shënuar dhe ka dhënë asist për të siguruar që skuadra kazake të arrinte në play-off të Ligës së Konferencës.

Pas fitores 2-1 në transfertë ndaj rumunëve të Hunedoara, Astana ka vendosur dominimin e plotë në ndeshjen e kthimit në shtëpi duke fituar 6-1.

Astana gjeti shpejt avantazhin me Chinedu Geoffrey, teksa vuri ndeshjen në kontroll të plotë me një tjetër gol në minutën e 57-të me anë të Tomasov, ndërsa Chinedu Geoffrey shënoi në pjesën e dytë edhe golin e rezultatit 3-0.

Më pas e kishte radhën Gripshi të bënte protagonistin. Në minutën e 73-të të takimit, ish-sulmuesi i Teutës dhe Skënderbeut mori topin nga e majta dhe lëshoi një goditje të pakapshme në trekëndëshin e largët të portës për golin e rezultati 4-0.

Vetëm 2 minuta më vonë, ishte pikërisht mesfushori ofensiv shqiptar ai i cili dha asistin për Tomasov i cili shënoi golin e rezultatit 5-0.

Si Gripshi, ashtu edhe Chinedu më pas u zëvendësuan nga trajneri, ndërsa Astana fitoi me lehtësi 6-1 sfidën për të kaluar në turin tjetër ku e pret fituesi i çiftit St. Mirren-Bran.

 

Po ndodh...