Atlanta United tallet me yllin argjentinas, Leo Messi me një... pica

18 Shtator 2023, 15:03 / SPORT ALFA PRESS

Atlanta United tallet me yllin argjentinas, Leo Messi me një... pica
Sikur të mos mjaftonte të shihje Inter Miami duke u mposhtur nga Atlanta United të shtunën, në një ndeshje ku argjentinasi nuk ishte i pranishëm, Leo Messi përfundoi duke u tallur nga skuadra e Georgias në rrjetet sociale pas ndeshjes.

Gjithçka për shkak të një publikimi që “Pleshti” bëri gjatë javës, në të cilin reklamonte një zinxhir picerie, me një picë që, siç e shihni më lart, ishte paksa... e çuditshme.

Publikimi i saj bëri menjëherë të flasin njerëzit, sepse pica nuk ishte tamam e shijshme (të paktën për t'u parë) dhe Atlanta United nuk e la mundësinë t’i kalonte.

Ai e rikrijoi 'veprën e artit', por i dha asaj një prekje të veçantë, duke vendosur domatet (dhe 'mbushjet' e tjera') në formën L, duke nënkuptuar fjalën 'humbje' (loss), që ishte ajo që regjistroi Inter Miami të shtunën.

Një tjetër provokim i vogël për argjentinasin ka pasur edhe në një tjetër postim, në këtë rast në foton grupore pas lojës, me mbishkrimin “Thuaj Djathë”.

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128