Autogoli i vlonjatëve i jep fitoren Elbasanit ndaj Flamurtarit

AF Elbasani e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri në Kategorinë Superiore, duke mposhtur 1-0 Flamurtarin në stadiumin e tij, në rikthimin e kuqezinjve në elitë pas pesë vitesh mungesë. Ndeshja u vendos nga një episod i veçantë në minutën e 34-t, kur Hoze Rodriguez, në një mosmarrëveshje të çuditshme me portierin e tij, shënoi një autogol qesharak që u dha avantazhin vendasve.
Pas golit, Flamurtari pati mundësinë të reagonte shpejt, por në minutën e 42-të Ben Shimon u ndal nga portieri Aleksovski në një duel të pastër ballë për ballë, duke shpërdoruar rastin më të artë të kuqezinjve. Në pjesën e dytë Elbasani u tregua më i rrezikshëm në kundërsulm. Diallo (59′) dhe më pas Ben Shimon (69′) kërcënuan portën e miqve, por nuk arritën të shënonin golin e sigurisë
Flamurtari pati shansin e artë për të barazuar në minutën e 83-të, kur Baeten nuk përfitoi nga një aksion i ndërtuar në mënyrë perfekte nga Trashi dhe Maksuti. Në fund, Elbasani ishte sërish pranë golit të dytë, me Tsage që goditi shtyllën në minutën e 90+3’.
Përfundimisht, fitorja shkoi për verdheblutë, ndërsa Flamurtari do ta kujtojë debutimin e tij në Superiore pas pesë vitesh si një rikthim të hidhur, të ndëshkuar nga një autogol që ka shumë gjasa të bëhet ‘meme’ në rrjetet sociale.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


