Bajern Mynihu shkatërron “debutimin” e Jurgen Klop, fiton me 6 gola në miqësore

Bajern Mynih ka shkatërruar debutimin e Jurgen Klop si kreu i ri i strategjisë së futbollit për kompaninë Red Bull. Trajneri i njohur gjerman ka nisur zyrtarisht punën më 1 janar në këtë detyrë të re, por bavarezët shkatërruan provën e parë të përgjithshme, duke mundur RB Salcburgun në “Red Bull Arena” me shifrat 6-0 në miqësoren e sotme.
Vetë Klop nuk ishte i pranishëm në stadium për të ndjekur këtë ndeshje, por dihet që Salcburgu është një ndër klubet ku ai do të fokusohet për ta kthyer në epiqendër europiane të zhvillimit të talenteve. Megjithatë, bavarezët bënë të qartë sot se ka shumë punë për të bërë.
Gola nga Dajer, Myler dhe Olise që në 30 minutat e parë, bënë të qartë se çfarë drejtimi do të merrte ndeshja. Përsëri Olise, Kimish dhe në fund 18-vjeçari Asp, vulosën suksesin e thellë 6-0 me golat e tyre në pjesën e dytë, duke treguar edhe se bavarezët janë që tani në formë optimale në pritje të rifillimit të aktiviteteve zyrtare.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

