
Ballkani-Prishtina, finalja e Kupës së Kosovës

Ballkani-Prishtina do të jetë finalja e Kupës së Kosovës për edicionin 2023/2024, që do të zhvillohet në “Fadil Vokrri”.
Skuadra e Ilir Dajës e mbylli në barazim 2-2 duelin shtëpiak përballë Suharekës së divizionit të dytë, por siguroi kalimin në finale falë suksesit 0-1 në sfidën e parë.
Gentrit Halili dhe Nazmi Gripshi kaluan kampionët e Kosovës në avantazh të dyfishtë, por Suhareka reagoi dhe evitoi humbjen falë dygolëshit të Fitim Susurit.
Në shtesë shkoi Drita-Prishtina. Dy ndeshjet nuk prodhuan asnjë gol, ndërkohë që bardhekaltrit kryeqytetas iu falën autogolit të Albert Dabiqajt për të festuar kualifikimin.
Prishtina është ekipi rekordmen i Kupës me 7 suksese, ndërkohë që Ballkani do të tentojë triumfin e parë në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm të futbollit dardan.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128